30 ditë paraburgim për posedim të drogës

  • 05 December 2019 - 17:07
30 ditë paraburgim për posedim të drogës

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit F. R.

Ekziston dyshimi i bazuar se gjatë një kontrolli të zyrtarëve policorë në afërsi të shkollave të mesme në Komunën e Vitisë, tek i pandehuri është gjetur një sasi e substancave narkotike marihuanë, në sasi prej 4.4 gramë.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘posedimi i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). 

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi për këtë vepër parashihet një dënim mjaft i lartë dhe masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale.


(Kosova Sot Online)