Ja kush shqetësohet për mjekët që nuk kanë marrë rrogat me rritje këtë muaj

  • 05 December 2019 - 20:10
Ja kush shqetësohet për mjekët që nuk kanë marrë rrogat me rritje këtë muaj

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se është i zhgënjyer për zvarritjen e procesit të pagave profesionistët shëndetësor.

Ligji i pagave ishte paraparë të futet në veprim prej këtij muaji, mirëpo ligji është dërguar në Gjykatën Kushtetuese pasi që ka pasur 33 ankesa të dërguara tek Avokati i Popullit për pakënaqësi nga grupe të ndryshme të sektorit publik.

“Tejet i zhgënjyer me zvarritjen e procesit të pagave për profesionistët shëndetësorë, të cilët prej këtij muaji është dashur t’i marrin me rritje”, ka shkruar Ismaili në faqen e tij në Facebook.

“Pas një angazhimi të veçantë dhe një pune të gjatë, bashkë me mjekët dhe infermierët kemi bërë të pamundurën për të siguruar paga të dinjitetshme për profesionistët shëndetësorë. Shpresoj që Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim shpejt dhe në favor të mjekëve, të cilët po mundohemi t’i mbajmë në Kosovë”

Tutje ai ka thënë se e ka mbështetur këtë ligj që nga dita e aprë dhe që çdo zvarritje është dëshpëruese. 

(Kosova Sot Online)