Aksidenti i rëndë me 4 të lënduar, ndërron jetë në spital 63 vjeçarja

  • 05 December 2019 - 20:58
Aksidenti i rëndë me 4 të lënduar, ndërron jetë në spital 63 vjeçarja

Një aksident i rëndë ndodhi këtë mbrëmje në aksin Shkodër- Koplik ku një kamion goditi një automjet, duke lënë një viktimë dhe 3 të lënduar.

Gruaja 63 vjeçare Marije Leka ndërroi jetë në spital pak kohë pas aksidentit të rëndë. Të lënduar mbetën Sylë Palnikaj, bashkëshortja Katrinë Palnikaj dhe Petrit Leka, 21 vjeçari i cili po drejtonte makinën.

Njoftimi i Policisë së Shkodrës:

Më datë 05.12.2019, ora 17:50, në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vendin e quajtur fshati Shtoj Vjetër, janë përplasur, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin S. P. 63 vjeç, dhe pasagjere K. P. 56 vjeçe, banues në L. 3 Heronjtë, me mjetin tip “Kamion” me drejtues shtetasin me P. L. 21 vjeç, dhe pasagjere M. L. 63 vjeçe, banues në L. Guerrile, Shkodër.

Për pasojë janë demtuar të 4 shtetasit dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër.

Po kryhen veprimet me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


(Kosova Sot Online)