Geci zbulon një ofertë të re që ai thotë se LDK ia ka bërë Vetëvendosjes

  • 05 December 2019 - 22:39
Geci zbulon një ofertë të re që ai thotë se LDK ia ka bërë Vetëvendosjes

Ish-deputeti i LDK’së, Gani Geci, thotë se është në dijeni për një ofertë tjetër që Lidhja Demokratike ia ka bërë Lëvizjes Vetëvendosje, e që deri tash nuk është përmendur.

Geci ka thënë se LDK ka pranuar që t’ia lë VV’së 6 ministri, ndonëse janë marrë vesh t’i ndajnë 5 me 5 ministrit.

E, sipas Gecit, LDK ka ofruar diçka të tillë në këmbim të postit të Presidentit të Kosovës.

“Sipas informatave të mia LDK i ka ofruar Vetëvendosjes që t’ia jap edhe një ministri në këmbim të postit të Presidentit. Pra të ndahen 6 me 4. Në momentin që LDK do të merrte postin e Presidentit, do t’ia jepte edhe një ministri VV’së, e cila do t’i bënte gjashtë”, ka thënë Geci.

Ai ka thënë se është shumë e kuptueshme që LDK’ja ta kërkojë postin e Presidentit, ndërsa e kupton edhe dëshirën e kreut të LDK’së, Isa Mustafa, për të përfunduar karrierën politike si President. 


(Kosova Sot Online)