Rezultati në PISA, Zëvendësministri i Arsimit vjen me akuza të rënda

  • 06 December 2019 - 12:58
Rezultati në PISA, Zëvendësministri i Arsimit vjen me akuza të rënda

“Arsimi në Kosovë vetëm emrin arsim e ka! PISA tregoi se çfarë politike në arsim është bërë nga MASHT. Kjo, jo vetëm në arsimin fillor, por edhe të mesëm dhe në atë universitar. Me pozitën e Kosovës fare në fund të konkurentëve që u bë nga PISA, u vërtetua konstatimi i im se arsimi në përgjithësi është keq. Që në fillim, në tetor të vitit 2018, bëra intervenim për reforma të thella të cilat u refuzuan nga Ministri dhe Qeveria në detyrë e Kosovës. Kërkova shumë herë që të fillojmë me reforma të thella dhe të gjëra në arsimin fillor, të mesëm dhe universitar, por ato u refuzuan fare pa dhënë arsyetim”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Zëvendësministri i Arsimit në Qeverinë në dorëheqje, Muhamet Kelmendi, njëherësh profesor universitar, ka reaguar ashpër pas publikimit të raportit të PISA për Kosovën, e ku shihet që edhe kësaj here Kosova nuk ka shënuar përmirësim.

Kelmendi ka thënë për “Kosova Sot Online” se kjo gjendje tepër e rëndë në arsimin e Kosovës, flet se Kosova ka një lloj improvizimi të sistemit arsimor, ngase ai sistem ekziston vetëm nëpër letra, por asgjë nuk funksionin si institucion i dhënies dhe marrjes së dijes. E për këtë, Kelmendi ka fajësuar të gjitha qeverisjet e deritanishme, nga e para deri kjo e fundit për plotë 20 vite.

Image
Muhamet Kelmendi

“Arsimi në Kosovë vetëm emrin arsim e ka! PISA tregoi se çfarë politike në arsim është bërë nga MASHT. Kjo, jo vetëm në arsimin fillor, por edhe të mesëm dhe në atë universitar. Me pozitën e Kosovës fare në fund të konkurentëve që u bë nga PISA, u vërtetua konstatimi i im se arsimi në përgjithësi është keq. Që në fillim, në tetor të vitit 2018, bëra intervenim për reforma të thella të cilat u refuzuan nga Ministri dhe Qeveria në detyrë e Kosovës. Kërkova shumë herë që të fillojmë me reforma të thella dhe të gjëra në arsimin fillor, të mesëm dhe universitar, por ato u refuzuan fare pa dhënë arsyetim”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Kelmendi thekson se MASHT-i është një strukturë qeverisëse e dështuar në të gjitha mandatet, prandaj kemi gjendje të tillë në arsim.

“Sikundër në të kaluarën, edhe aktualisht, fare nuk është bërë punë në MASHT. Është vazhduar me avazin e vjetër. Pa bërë asgjë. Thjeshtë u punua për të punësuar njerëz nga NISMA, duke e shndërruar MASHT-in në fabrikë të punës për anëtarët e këtij subjekti. Kështu patëm vetëm stagnim dhe do të kemi akoma me këtë politike në arsim, do të kemi stagnim edhe më të thellë”, theksoi profesor Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se Kosova është stërmbushur me të diplomuar të të gjitha profileve, por ato diploma janë vetëm letra të pavlera sa për t’i mashtruar ata që pretendojnë se janë të diplomuar, ngase përgatitja e tyre lë për të dëshiruar.

“Kuptohet se do të kemi diploma e diploma universitare, madje edhe për eksportim të tyre, por me dije të pa përgatitur për fushën e caktuar. Dëshiroj që MASHT ta merr seriozisht këtë çështje dhe të filloj me reforma të thella në arsim”, përfundoi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)