Tregon Krasniqi: Ja kush po e pengon koalicionin Vetëvendosje-LDK

  • 06 December 2019 - 14:21
Tregon Krasniqi: Ja kush po e pengon koalicionin Vetëvendosje-LDK

“LDK duhet ta kuptojnë një gjë. Ajo nuk është fituese e zgjedhjeve. Kushtet e saj janë të ekzagjeruara. Me këtë po e dëshmojnë që nuk janë të interesuar për shtet dhe qytetarët e këtij vendi. Posti i krye parlamentarit, presidentit, zv-kryeministrit dhe 5 ministri, janë të tepërta për një parti që ka dalë e dyta. Plus asaj që ajo t'i marr ministritë kryesore. Më mirë të shkohet prapë në zgjedhje se sa të pranohen kapriciot e LDK-së”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë po vazhdojnë ta mbajnë në thumb të kritikës partinë e Isa Mustafës, LDK-në, që sipas tyre po luajnë lojën për ta penguar, kushtëzuar dhe shantazhuar Lëvizjen Vetëvendosje, në marrëveshjen për arritjen e koalicionit qeverisës.

Sipas analistit politik, Faik Krasniqi në këtë situatë të krijuar të mosmarrëveshjeve mes LDK-së dhe VV-së, janë në pyetje interesat puro politike karrieriste të një grupi njerëzish në LDK, së bashku me Isa Mustafën, ku ky i fundit synon ashiqare pozitën e presidentit.

Image
Faik Krasniqi

“Edhe pse gjithmonë e kam kritikuar Hashim Thaçin për të bëmat e tij, nuk mund të them që edhe në mos arritjen e një koalicioni mes LVV dhe LDK ka gisht. Këtu kemi të bëjmë me njerëz që tërë jetën kanë menduar vetëm për karrierën e tyre politike, në këtë rast me Isa Mustafen që është duke menduar për postin e presidentit. Edhe nëse është skenar i Thaçit, më lehtë atë skenar e realizon me veglat e tij në LDK, e që nuk janë të paktë. Por siç e theksova janë interesa të individëve të caktuar në LDK që po e pamundësojnë arritjen e një koalicioni”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Krasniqi thotë se LDK-ja duhet ta kuptojë se nuk është parti e parë fituese, dhe këto kërkesa maksimaliste nuk shkojnë në funksion të mirëbesimit dhe asaj që është proklamuar në fushatë zgjedhore, për vullnetin e madh të koalicionit paszgjedhor me LVV-në.

“LDK duhet ta kuptojnë një gjë. Ajo nuk është fituese e zgjedhjeve. Kushtet e saj janë të ekzagjeruara. Me këtë po e dëshmojnë që nuk janë të interesuar për shtet dhe qytetarët e këtij vendi. Posti i krye parlamentarit, presidentit, zv-kryeministrit dhe 5 ministri, janë të tepërta për një parti që ka dalë e dyta. Plus asaj që ajo t'i marr ministritë kryesore. Më mirë të shkohet prapë në zgjedhje se sa të pranohen kapriciot e LDK-së”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)