Kurti ia kujton LDK’së që qytetarët votuan për t’i lënë prapa korrupsionin dhe përfitimet personale

  • 06 December 2019 - 14:27
Kurti ia kujton LDK’së që qytetarët votuan për t’i lënë prapa korrupsionin dhe përfitimet personale

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes profilit të tij zyrtar në rrjetin social Twitter ka shkruar për zgjedhjet e gjashtë tetorit që u mbajtën sot dy muaj më parë.

Kurti ia ka kujtuar LDK-së se qytetarët e Kosovës kanë votuar masovikisht për ndryshim që t’i lënë prapa korrupsionin dhe përfitimet personle.

“Sot dy muaj më parë, populli i Kosovës votoi masivisht për ndryshim. Jo vetëm ndryshim retorik, por të vërtetë dhe ndryshim kuptimplotë. Një shkëputje nga e kaluara e korruptuar dhe humbur e udhëhequr për përfitime personale, drejt shpresës për një të ardhme bazuar në vlera dhe principe. Le ta ndërtojmë këtë shpresë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Kujtojmë që takimi i fundit VV – LDK ishte mbajtur të hënën. Ani pse dy partitë u zotuan se do të nënshkruanin marrëveshjen për koalicion më së largu 72 orë pas certifikimit të rezultateve, hesapet ndryshuan kur u vu në tavolinë të diskutimit edhe pozita e të parit të shtetit, që do të pasojë Hashim Thaçin, post ky të cilin e kërkoi LDK-ja.

Pas disa përplasjeve në distancë, nga LDK-ja kishin deklaruar se i takon VV-së, që ta thërrasë takimin e radhës.

Ende nuk dihet se kur do të zhvillohet takimi i radhës mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës në nivelin e liderëve.

(Kosova Sot Online)