Dëmet nga tërmeti, shemben 30 objekte të pabanueshme
Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda bëri përditësimin e të dhënave dhe bilancin paraprak të punës, bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.
Sipas saj deri në orën 12:30 të ditës së sotshme janë prishur gjithsej 30 objekte në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, nga të cilat: në Bashkinë Durrës: 19 objekte, në qytetin e Thumanës, Bashkia Krujë: 10 objekte, përfshirë 1 objekt 2-katësh dhe shkollën 9-vjeçare të fshatit Bubq, Bashkia Krujë.
Ndërkohë, po në Bashkinë Durrës: Ka filluar prishja e një objekti 4-katësh në Lagjen Kënetë.
Vijon prishja e një objekti 4-katësh në zonën e plazhit, tek “Ura e Dajlanit”.
Vijon puna për copëtimet dhe pastrimet e inerteve në këto objekte:
Në objektin afër Kompleksit “Tropikal;
Në shtëpinë e Familjes Reci, në qytet Durrës ;
Në Kompleksin “Miramare”;
Tek ndërtesa e Familjes Lala në Kënetë;
Tek ndërtesa tek Rr. “Dhimitër Gjerko”
Në të gjitha objektet e shembura do të vijohet me procesin e pastrimit të inerteve.
Në fshatin Bubq, Bashkia Krujë ka mbaruar aktualisht procesi i prishjes për objektin 2-katësh, shkollës 9-vjecare dhe ka filluar prishja një objekti 3-katësh.
SHËNDETËSIA
Numri aktual i pacientëve të shtruar në spitale është 19 pacientë (16 pacientë në spitalin Universitar të Traumës dhe 3 pacientë në spitalin Rajonal të Durrësit)
3,839 vizita të kryera në njësitë akomoduese
809 qytetarë të vaksinuar në Durrës, Krujë, Lezhë dhe Vorë.
(Kosova Sot Online)