Familjarët e viktimave të Reçakut ushtrojnë kallëzim penal ndaj Vuçiqit që e mohoi masakrën

  • 06 December 2019 - 16:02
Familjarët e viktimave të Reçakut ushtrojnë kallëzim penal ndaj Vuçiqit që e mohoi masakrën

Avokati Tomë Gashi si përfaqësues juridik i familjarëve të viktimave të Masakrës së Reçakut ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kundër presidentit serb, Aleksandër Vuçiq pas deklaratave të tij për këtë masakër.

Në këtë kallëzim penal, shkruhet se presidenti serb me qëllim ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare në mes të serbëve dhe shqiptarëve që jetojnë në Kosovë, duke e mohuar masakrën e Reçakut.

Sipas kallëzimit penal, Vuciq me këtë rast ka kryer vepër penale të nxitjes së urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

(Kosova Sot Online)