Doli i gjallë nga rrënojat, mjeku tregon pse vdiq në spital Saimir Greku

  • 06 December 2019 - 19:07
Doli i gjallë nga rrënojat, mjeku tregon pse vdiq në spital Saimir Greku

Arben Zenelaj, drejtor i Spitalit të Traumës, ishte i ftuar sot në studion e ABC news ku foli për situatën e tërmetit.

Zenelaj u shpreh se spitali i Traumës priti një numër të konsiderueshëm të pacientëve që mbetën të plagosur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mes të tjerash ai shtoi se brenda një ore stafi i spitalit u dyfishua.

Ndërkohë, i pyetur nga Enkel Demi për rastin e Saimir Grekut, i cili doli i gjallë nga rrënojat, por humbi jetën në spital, mjeku tha se kjo vjen nga dëmtimi i indeve. 

Zenelaj shpjegoi:

Kryesisht pacientët që qëndrojnë për një periudhë të gjatë nën pesha të rënda, mund t’i rezistojnë transportit, por ndryshimet në qeliza janë të parikuperueshme, reagojnë indet e buta, nuk mjaftojnë vetëm thyerjet, muskujt, ligamentet që shkaktojnë dëmtime të tilla që reagojnë te veshkat. Reagojnë duke prodhuar toksina që bllokojnë funksionimin e veshkave.”

(Kosova Sot Online)