Kurti: Gjenocidi, varret masive dhe masakrat janë e vërteta e Serbisë

  • 06 December 2019 - 22:10
Kurti: Gjenocidi, varret masive dhe masakrat janë e vërteta e Serbisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti ka reaguar ndaj deklaratave të Vuçiqit për mohim të masakrës së Reçakut.

Kurti ka thënë se ai nuk pranoi ta quante Srebrenicën një gjenocid, tani ai mohon edhe masakrën e Reçakut.

Sipas Kurtit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dëshiron që të kalojë në një të ardhme paqësore, pa i pranuar krimet e së kaluarës. 

Kurti ka thënë se gjenocidi, varret masive dhe masakrat, janë e vërteta e Serbisë. Është koha për Vuçiqin të fillojë të merret me të.

“Ai nuk pranoi ta quante Srebrenicën një gjenocid, tani ai mohon masakrën e Reçakut. Ai dëshiron të kalojë në një të ardhme paqësore, pa pranuar krime e së kaluarës. Por gjenocidi, varret masive dhe masakrat, janë e vërteta e Serbisë. Është koha për Vuçiqin të fillojë të merret me të”, ka shkurar Kurti në Twitter.

(Kosova Sot Online)