‘Prapaskena”, vjen thirrja e fundit për Vetëvendosjen dhe LDK-në

  • 07 December 2019 - 13:24
‘Prapaskena”, vjen thirrja e fundit për Vetëvendosjen dhe LDK-në

“Populli ka treguar që nuk lejon më pazare të tilla e fatmirësisht edhe ndërkombëtarët e kanë kuptuar që duke i favorizuar kriminelët për hir të një qetësie relative apo pazareve në negociata me Serbinë po e shkatërrojnë në themel shtetin e Kosovës. Për të thënë shkurt e qartë, nuk ka vend për ”arinj me lëkur lepuri ” në presidencë. LDK dhe VV në këtë fazë duhet të merren vesh që të fillojnë ndryshimet e kushtetutës së vendit në mënyrë që presidenti në vitin 2021 të zgjidhet me votat direkt të qytetarëve të vendit”, tha Hysni Aliu për “Kosova Sot Online”.

Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, doktor Hysni Aliu, i cili jeton dhe vepron në shtetin e Finlandës,, konsideron se tani kur Kosova doli nga zgjedhjet parlamentare, dhe po pret krijimin e institucioneve të reja, është e fundit që edhe partitë fituese të zgjedhjeve, LDK dhe LVV të heqin dorë nga presidenti i pazareve politike, dhe ta marrin seriozisht ndryshimin e kushtetutës dhe reformën zgjedhore për zgjedhjen e presidentit, president të zgjedhur nga qytetarët dhe jo nga pazaret e shtrenjta politike.

Madje kjo iniciativë, që vërtetë Presidenti i ardhshëm të jetë figuro e koncensusit të politikës dhe e votës qytetare, sipas Aliut, duhet të del tani nga vetë LDK-ja, si partitë politike që vazhdimisht është angazhuar për zgjedhjen e të parit të shtetit nga populli, dhe jo në qasjen që tani e ka në këtë fazë të bisedimeve për koalicion që po përcillen me përplasje të mëdha mes LVV-së dhe LDK-së.

Madje Aliu thotë se figura koncensuale për politikën dhe qytetarët mundë të del nga vetë LDK-ja, e ajo është Vjosa Osmani.

Image
Hysni Aliu

“Qasja e LDK- së në negociatat për qeverinë e ardhshme, madje ende pa filluar negociatat, ka qenë kundër frymës së Kushtetutës së Kosovës. Është një shenjë tregon se LDK po kërkon që edhe në këtë qeveri të vazhdohet me avazin e vjetër, pra me avazin e marrëveshjeve politike që ju shërbejnë individëve e jo shtetit, që e favorizojnë korrupsionin e jo shtetin ligjor. LDK dhe klika e vjetër e saj po tenton që ende pa filluar qeverisja ta detyron VV që ta shkelë kushtetutën e vendit duke u marr vesh në mënyrë plotësisht kundër kushtetuese dhe në mungesë të plotë të etikës funksionale për një post që është posti më i rëndësishëm në vend, për ata që din ta vlerësojnë shtetin, paraprakisht që ai post të mos i takoj popullit si një president konsensual por ti takoj interesit të individit”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Aliut, LDK-ja si parti me traditë shtetformuese, duhet t’i kthehet së kaluarës së hidhur me pozitat e presidentëve për pazare politike që nuk u treguan të suksesshme, madje as mandati i fundit që po vazhdon, dhe të kërkojë e para reformën e sistemit, ndryshimin e kushtetutës që presidentin ta zgjedh populli.

“Kjo iniciative i takon brezit të ri të politikanëve në LDK sepse ata të vjetrit janë mësuar nga e kaluara me pazare edhe me kundërshtarët që i kanë akuzuar për vrasjet politike të pas luftës. Ne si shtet i ri kemi përvoja të hidhura edhe me çështjen e presidentit por edhe me LDK-në si parti politike. LDK pas vdekjes së presidentit Rugova, po flas për gardën e vjetër të saj, ka punuar në rrënimin e themeleve të shtetit. Pikërisht ajo inicio VLAN-in dhe bllokoi formimin e institucioneve derisa ua mori PDK-së postin e kryeministrit. Ishte pikërisht kjo parti që ditën vajtonte për njerëzit e LDK- së që u vranë pas luftës e natën bënte pazare si ta ndan kulaçin me po ata që i quante vrasës. Zaten rënia e kualitetit të qeverisjes së Kosovës ndërlidhet pikërisht me LDK në dhe shantazhet e saj qeverisëse. Zgjedhja e presidentit me zarfe, siç u bë me rastin e ish presidentes Jahjaga, apo e presidentit të tanishëm që po ashtu është produkt i marrëveshjeve të njëjta të LDK- së, ku presidenti u zgjidh në tym dhe i njëjti president, tym e bëri Kosovën, është dënimi më i madh që mundë ti bëhet një populli dhe një shteti”.

“Edhe zgjedhja e z. Pacollit e detyrimi për tu dorëhequr pas një muaji, apo detyrimi i z. Sejdiu për tu dorëhequr ishin produkt i këtyre pazareve kriminale. Populli ka treguar që nuk lejon më pazare të tilla e fatmirësisht edhe ndërkombëtarët e kanë kuptuar që duke i favorizuar kriminelët për hir të një qetësie relative apo pazareve në negociata me Serbinë po e shkatërrojnë në themel shtetin e Kosovës. Për të thënë shkurt e qartë, nuk ka vend për ”arinj me lëkur lepuri ” në presidencë. LDK dhe VV në këtë fazë duhet të merren vesh që të fillojnë ndryshimet e kushtetutës së vendit në mënyrë që presidenti në vitin 2021 të zgjidhet me votat direkt të qytetarëve të vendit”, shtoi Hysni Aliu për “Kosova Sot Online”.

Përndryshe, sipas Aliut është Isa Mustafa ai që në mandatin qeverisës si kryeministër e ka nënshkruar marrëveshjen për asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe me këtë ka bërë shkelje kushtetuese, të konstatuar edhe nga Gjykata Kushtetuese

“Isa Mustafa, në një shtet normal tani do të ishte në burg për shkak të shkeljes së Kushtetutës se vendit në 23 nenet e saj, kur nënshkroi Asociacionin e komunave serbe, dhe tani ai asociacion po i rrinë Kosovës si shpata mbi qafë në çdo hap të negociatave. Ndoshta këtu gjendet edhe arsyeja se përse Isa Mustafa e kërkoj ministrinë e punëve të brendshme. Unë personalisht, nga njerëzit që janë tani aktiv në politikë, për postin e presidentit të Kosovës, kur ajo çështje të jete aktuale, do ta votoja zonjën Vjosa Osmani, si një njeri me dinjitet dhe personalitet unifikues”, përfundoi Hysni Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)