Persona të armatosur vrasin 20 protestues në Irak

  • 07 December 2019 - 15:04
Persona të armatosur vrasin 20 protestues në Irak

Ka shkuar në 23 numri i personave të vrarë në një sulm të kryer nga persona të armatosur në një protestë që u mbajt të premten në mbrëmje në Bagdad.

Më shumë se 127 persona të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri dhe therjet me thikë, në shënjestër të të cilave ishin protestuesit që kishin dalë afër sheshit “Tahrir”, thanë burimet mjekësore dhe policore. Në mesin e viktimave janë edhe tre policë.

Mijëra irakianë i kanë pushtuar tri ura dhe sheshin kryesor, duke bërë thirrje për çrrënjosjen e plotë të sistemit të tanishëm politik.

Forcat e sigurisë thanë se nuk kanë mundur t’i identifikojnë personat e armatosur që i sulmuan protestuesit.

Ky është njëri ndër incidentet më të rënda në disa javët e fundit të protestave kundër kryeministrit Adel Abdul Mahdi, i cili ka thënë se do të japë dorëheqje nga pozita e shefit të qeverisë.

Sulmi i përgjakshëm i së premtes ndodhi vetëm disa orë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione kundër tre liderëve paramilitarë irakianë, të cilët i fajësoi për udhëheqje të vrasjes së protestuesve, shkruan “Reuters”.

(Kosova Sot Online)