Valltarja u qëllua në fytyrë në një dasmë, vetëm pse ndaloi të pushonte mes dy këngëve

  • 07 December 2019 - 16:08
Valltarja u qëllua në fytyrë në një dasmë, vetëm pse ndaloi të pushonte mes dy këngëve

Ndalimi i vallëzimit për vetëm një moment, valltares së njohur vetëm si Hina, i kushtoi me plagosje të rëndë në fytyrë.

Kur përfundoi kënga dhe pritej të fillonte, 22-vjeçares që po argëtonte dasmorët në Uttar Pradesh të Indisë, i kërkuan të vazhdonte vallëzimin.

Derisa po qëndronte bashkë me një valltare tjetër në skenë, dikush hapi zjarr dhe e qëlloi.

Lidhur me aksidentin, policia i ka arrestuar dy burra, ndërsa po vazhdon hetimet lidh me krimin.

Mësohet se ajo ka lëndim në nofull, por gjendja saj është në rregull dhe jashtë rrezikut për jetën.

(Kosova Sot Online)