Ky shtet i ka nxënësit më të mirë në botë! Ja përse

  • 07 December 2019 - 18:01
Ky shtet i ka nxënësit më të mirë në botë! Ja përse

Janë më të mirët në matematike, lëndët shkencore në përgjithësi e madje dhe letërsi e në “zbërthimin e testeve”. Nuk ka asnjë dyshim, thonë mediat italiane se adoleshentët kineze janë nxënësit më të mirë në botë!

Këtë e tregon një studim i OCSE, Office of Child Support Enforcement, i realizuar mbi nxënësit e moshave mesatare 15 vjec anembanë globit. Të dhënat përfundimtare të tij tregojnë se adoleshentët që vijnë nga katër rajone kineze: Pekin, Shanghai, Jiangsu e Zhejiang, shënuan rezultatet më të larta në lëndët shkencore, sidomos në matematikë.

Ndërkohë që të ardhurat e familjeve të tyre, ishin më të ulëta sesa mesatarja ndërkombëtare. Gati një nxënës në 6 në Pekin, Shanghai, Jiangsu e Zhejiang (Cina) dhe 1 në 7 në Singapor ka marrë pikët maksimale në matermatikë. “Cilësia e shkollave të tyre sot do të forcojë ekonominë e tyre nesër”. Deklaroi sekretari i përgjithshëm i OCSE-së, Angel Gurria, i cili nuk e fshehu ndërkohë zhgënjimin që rezultatet më të larta nuk u arritën nga vendet që kanë investuar fort tek arsimi.

Një sinjal ky, që sic thotë shtypi Italian, tregon ndoshta se ka ardhur koha që sistemi shkollor të rishikohet.

(Kosova Sot Online)