Kreu i Emergjencave Civile tregon Durrësin pak minuta pas tërmetit shkatërrues

  • 07 December 2019 - 18:44
Kreu i Emergjencave Civile tregon Durrësin pak minuta pas tërmetit shkatërrues

I ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ në News24, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, foli mbi operacionet e vështira nën rrënojat e pallateve të shembur nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Ai theksoi se tërmeti u shoqërua me 1622 pasgoditje e lokalizuar kjo në 247 pika.

“Është një fatkeqësi natyre që përfshin thuajse gjithë shoqërinë, ishte një tërmeti i një kapaciteti të lartë me pasojë që nuk ishin parashikuar, pasi momentin që jep efektet e veta, pasojat janë të jashtëzakonshme, lidhen me jetën shëndetësin por më pas sigurisht edhe me pasurinë edhe me gjithë ekonominë e individitit e shoqërisë. Si cdo qytetar edhe ne, në momentin e tërmetit së pari duhet të veprojmë në mënyrë instiktive, tërmeti krijon edhe panikun e vet.

Tërmeti i 26 nëntorit, ka qenë i shoqëruar nga një goditje e cila ka nisur në mbrëmjen e datës 25 rreth orës 22:30 minuta, më pas një goditje tjetër rreth orë 3:00 dhe më pas me goditjen 6.4 rihter, me goditjen më të madhe, për t’u shoqëruar më pas me rreth 1622 pasgoditje, që kanë qenë të lokalizuara në 247 pika, por që janë tashmë të njohura, është kryesisht zona e Hamallajt, ose zona e Durrësit me epiqendër kryesore, duke përfshirë edhe pjesën më kufitare të saj të Krujës, të Lezhës e të Tiranës.” -tha Cako, ndërsa theksoi se të tillë tërmete gjithmonë sjellin pasoja.


(Kosova Sot Online)