E rrallë: Një banane e ngjitur në mur del në shitje

  • 07 December 2019 - 21:58
E rrallë: Një banane e ngjitur në mur del në shitje

Mund të tingëllojë si gjëja më absurde që keni dëgjuar së fundmi, por po, është e vërtetë: një banane e ngjitur në mur me ngjitës doli në shitje në Art Basel Miami Beach për 120.000 dollarë.

Puna e realizuar nga Maurizio Cattelan u prezantua të mërkurën nga Perrotin, një galeri e artit bashkëkohor, themeluar në Paris.

Titulluar “Comedian”, vepra arti përfshin një banane të blerë në një dyqan ushqimesh në Miami dhe një ngjitës të vendosur mbi të. Emmanuel Perrotin, themeluesi i galerisë, tha për CNN se “bananet janë simbol i tregtisë botërore dhe një mjet komik, kanë kuptime të dyfishta.”

Cattalan njihet për skulpturat që sfidojnë publikun. Një nga veprat e tij – një tualet i realizuar me flori 18-karatësh me vlerë 6 milionë dollarë – u shkul nga muri dhe u vodh nga Bleinheim Palace në Angli.

(Kosova Sot Online)