Kina arreston dy biznesmenë amerikanë në Hong Kong

  • 08 December 2019 - 08:28
Kina arreston dy biznesmenë amerikanë në Hong Kong

Shefi dhe presidentja e Odës Tregtare Amerikane në Hong Kong nuk kanë mundur të hyjnë në qytetin Macau të Kinës pasi u ndaluan nga zyrtarët e imigracionit.

Shefi Robert Grieves dhe presidentja Tara Joseph ishin duke udhëtuar drejt ish-kolonisë portugeze për të marrë pjesë në ballon vjetore. Ata thanë se autoritetet nuk kanë dhënë ndonjë arsye për ndalimin e tyre.

“Ne shpresojmë se ky është vetëm një reagim i tepruar ndaj situatës së tanishme dhe se tregtia ndërkombëtare mund të vazhdojë përpara në mënyrë konstruktive”, thanë dy personat e ndaluar përmes një deklarate. 

Ata thanë se autoritetet kërkuan që të nënshkruajnë një deklaratë ku thuhej se vullnetarisht kanë hequr dorë nga hyrja në Macau.

Besohet se ky veprim i Kinës është hakmarrje për vendimet e fundit të qeverisë amerikane në lidhje me situatën politike në Hong Kong.

Muajin e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, e miratoi ligjin për përkrahjen e protestave anti-qeveritare në Hong Kong, pavarësisht ankesave të Kinës.

Ish-kolonia britanike është përfshirë nga protestat masive dhe shpeshherë të dhunshme për gjashtë muaj me radhë, duke e futur qytetin në krizë të thellë politike, shkruan “The Guardian”.

(Kosova Sot Online)