Rikthehet paniku në Durrës, një tjetër tërmet

  • 08 December 2019 - 09:09
Rikthehet paniku në Durrës, një tjetër tërmet

Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit ende vijojnë lëkundjet sizmike në vend. Dje në orën 23:14 Shqipëria u lëkund sërish. Mësohet se një tërmet me magnitudë 4.5 i shkallës Rihter, me qendër në detin Adriatik ka lëkundur sërish vendit.

Pas tij, ka pasur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm edhe 5 lëkundje të tjera, por me magnitudë shumë të ulët. Nuk raportohet për dëme materiale.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorrën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë persona.

Image

(Kosova Sot Online)