Ia pa hairin internetit, e gjeti burrin nga kontinenti tjetër

  • 08 December 2019 - 11:41
Ia pa hairin internetit, e gjeti burrin nga kontinenti tjetër

Maya Feltwell tash për tash jeton në Worcester të Anglisë, por deri para tre vjetësh e kishte kaluar tërë jetën në Sao Paulo të Brazilit. Çfarë e bindi gruan 25-vjeçare ta braktisë qiellin e kaltër të Brazilit dhe ta kalojë Atlantikun? Një burrë që e njohu përmes një aplikacioni të internetit.

Për më shumë se një dekadë, May rregullisht i kishte kaluar pushimet në Angli, qoftë për t’i vizituar të afërmit, qoftë për të zbuluar mundësi studimi në universitetet e këtij shteti. Megjithatë, as familja, as studimet nuk ishin arsye serioze që ajo ta shqyrtonte braktisjen e vendit të punës dhe të imigronte. Më pas, në vitin 2016, gjatë pushimeve dymujore të dimrit, një shoqe e bindi atë që ta shkarkonte një aplikacion sa për ta kaluar kohën.

Maya thotë se kjo do të ishte një zbavitje e lehtë. Ajo kurrë nuk kishte planifikuar të takohej me ndonjë partner të mundshëm, e lëre më ta kalojë pjesën e mbetur të jetës me të. 

Megjithatë, vetëm 12 orë pas shkarkimit të aplikacionit “Tinder”, ajo filloi të njoftohet me Benin. Ata zhvilluan biseda të vazhdueshme dhe u takuan një javë më vonë. Takimi i tyre i parë shkoi aq mirë, saqë u takuan përsëri të nesërmen. Ata i vazhuan kontaktet edhe gjatë kohës kur Maya shkoi për dy javë në Tajlandë dhe kur Beni shkoi në Indonezi për ta pritur vitin e ri. Më pas, ata u bashkuan përsëri në Londër për katër javë dhe i kaluan të gjitha momentet së bashku.

Pasi u kthye në Brazil në janar, ata tashmë ia kishin shprehur dashurinë njëri-tjetrit. Më pas, pas disa muajve të lidhjes në distancë, Maya mori vendim për ta kaluar pjesën e mbetur të jetës në Angli. Ata u martuan në shtator të vitit të kaluar. “Na pëlqejnë shumë reagimet e njerëzve kur u tregojmë se jemi takuar përmes Tinder-it. Të gjithë na thonë se ishte fat dhe unë vërtet mendoj se ishte ashtu”, thotë Maya.

Sipas statistikave, 34 për qind e britanikëve kanë pasur lidhje romantike gjatë pushimeve. Rreth 40 për qind e burrave dhe 29 për qind e grave kanë thënë se kanë bërë marrëdhënie intime me njerëz të panjohur gjatë pushimeve, shkruan “HuffPost”.

(Kosova Sot Online)