Mitrovicë: Vodhën pije alkoolike në vlerë prej 5 mijë euro, arrestohen hajnat

  • 08 December 2019 - 13:40
Mitrovicë: Vodhën pije alkoolike në vlerë prej 5 mijë euro, arrestohen hajnat

Policia në Mitrovicën e Veriut ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se në një kafiteri kanë vjedhur pije alkoolike në vlerë prej 5 mijë euro

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në rrugën “Sutjesjka” në Mitrovicë të Veriut, ku është raportuar se persona të panjohur kishin vjedhur pije alkoolike në vlerë prej 5 mijë euro në një kafiteri. 

“Lidhur me rastin në cilësinë e të dyshuarve në stacion policor janë shoqëruar dy meshkuj serb njëri kosovar tjetri shtetas i Serbisë të cilët  gjatë intervistimit kanë pranuar se kishin kryer vjedhjen”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit rasti hetohet në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)