Kërkohet izolimi i qeveritarëve të korruptuar

  • 08 December 2019 - 15:57
Kërkohet izolimi i qeveritarëve të korruptuar

“Ambasadori britanik e tha një fjalë tepër të forte:”...Ne jemi të gatshëm të ju ndihmojmë në këtë fushe...", dhe unë personalisht mendoj se edhe populli tani është i gatshëm si kurrë më parë të ndihmoj që të ju i konfiskohet pasuria e këtyre hajnave, bile sa më parë duhet burgosur sepse çlirohet Kosova dhe ecën në binar të drejtë dhe të qëndrueshëm, do të çlirohet edhe nga ky kancer i pa shërueshëm”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

 

Analistët politikë nuk besojnë akoma në vullnetin e klasës politike kosovare, për të vepruar seriozisht në çlirimin e shtetit nga krimi dhe korrupsioni. 

Për këtë temë vazhdimisht po flasin edhe po alarmojnë edhe ndërkombëtarët, por veprimet po vazhdojnë të mbeten në pikën zero. 

Image
Reshat Badallaj

Sipas analistit, Reshat Badallaj, faktori ndërkombëtar në Kosovë duhet të jetë shumë më konkret, të paralajmërojë edhe izolimin e qeveritarëve të korruptuar, që t’ju pamundësohet lëvizja jashtë vendit, si mënyra e vetme për ta detyruar politikën e pa përgjegjshme që të pastrohet nga krimi e korrupsioni. 

Badallaj kur e kërkon këtë ndërhyrje, bazohet në reagimin e ambasadorit britanik në Kosovë Nicholas Abbot, i cili tha se çuditet me pasurimin e shpejtë të kosovarëve dhe me veshjet e tyre të shtrenjta, prandaj edhe ka kërkuar konfiskimin e pasurisë së fituar me vepra kriminale e zhvatje të shtetit, duke përfshirë këtu edhe pastrimin e parave të pista. 

“Me konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme do të kthehet besimi në drejtësi dhe do të rritet kostoja e dënimeve të veprave penale. Kosova është një vend në zhvillim, shohim hotele dhe kafiteri luksoze, veshje dhe mënyra e të jetuarit në s’përputhje”, ka thënë Abbot, duke shprehur edhe gatishmërinë e Britanisë së Madhe të ndihmon në këtë proces kundër krimit e korrupsionit. 

“Ne jemi të gatshëm të ju ndihmojmë në këtë fushë. Në kudër të këtij procesi ne do të mbështesim një varg listash, si vlerësimin rajonal dhe financimin terrorizmit, zbatimi i ligjit dhe mbi të gjithë luftimi i korrupsionit”, ka thënë ambasadori britanik, Nicholas Abbot gjatë një debati në Prishtinë me strukturat e sistemit të drejtësisë.

E Badallaj tha për “Kosova Sot Online”, se ambasadori britanik në Kosovë ka reaguar me arsye, sepse për të ka qenë vërtetë e pa kuptueshme se si janë pasuruar me aq shpejtësi zyrtarët e lartë të shtetit. 

“Vërtetë ai ka mbetur i habitur se si u pasuruan brenda nate kryebanditët, krye mafiozët dhe krye hajnat, se si u pasuruan aq shpejt. Unë personalisht e them se ka shumë të drejtë dhe nuk e thotë kot, sepse mafiozët dhe oligarkët në Kosovë u pasuruan jo me diçka tjetër pos me hajni,matrapazllëk, korrupsion, kontrabandë bile edhe me prostitucion, sepse çdo kush e di dhe e njeh secilin se këta krye bandite dhe krye vagabondë para luftës jo që nuk kishin fare pasuri, por, nuk kanë pasur buke të mjaftueshme për të mbushur barkun, nuk kanë pasur as rrip pantollonash,çorapë e brekë dhe sa çel e mbyllë sytë,u bënë super milionerë. Pra, milionat e krijuar nga këta ish leckaman të deri djeshëm i bënë duke vjedhur pa masë buxhetin e shtetit dhe djersën e taksapaguesve, e të mos flasim se sa parat i kanë harxhuar për interesa të tyre personale, duke ngrënë dreka e darka”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”. 

Krejt kjo hajni, sipas Badallajt po ndodhë pasi ata vetë e kanë instaluar një sistem të kalbur të drejtësisë, dhe askush nuk merret me ta dhe i kanë duart e lira për të vjedhur shtetin dhe të mos i trazojë askush.

 “Ambasadori britanik e tha një fjalë tepër të forte:”...Ne jemi të gatshëm të ju ndihmojmë në këtë fushe...", dhe unë personalisht mendoj se edhe populli tani është i gatshëm si kurrë më parë të ndihmoj që të ju i konfiskohet pasuria e këtyre hajnave, bile sa më parë duhet burgosur sepse çlirohet Kosova dhe ecën në binar të drejtë dhe të qëndrueshëm, do të çlirohet edhe nga ky kancer i pa shërueshëm. Veprimet duhet të ndodhin sa më parë dhe nuk duhet humbur kohe, të hidhemi të gjithë në veprim kundër këtyre vagabondëve,mafio-oligarkëve dhe krye hajnave që u pasuruan me hajni dhe pa djersën e ballit, rrugë tjetër nuk ka”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)