Shqiptari gjendet i pajetë në burgun grek

  • 08 December 2019 - 16:23
Shqiptari gjendet i pajetë në burgun grek

Një 36-vjeçar u gjet i vdekur në një burg të Greqisë.

Mediat nga vendi fqinj raportojnë se shtetasi shqiptar është gjetur i vdekur sot në mëngjes në burgun e Agias në Hania.

Në trupin e shqiptarit nuk janë gjetur shenja dhune.

Trupi i pajetë i 36-vjeçarit është transportuar drejt Spitalit të Hanias për ekspertizë mjeko-ligjore.


(Kosova Sot Online)