
Lexoni edhe:
Mihrije Braha përplot sharm publikon këngën - 'Po ma fale buzen'
Viv Bodycote nga Hinckley i Anglisë është aq e fiksuar pas Jose Mourinhos, saqë në trupin e saj i ka bërë plot 38 tatuazhe dedikuar trajnerit portugez.
Gjyshja 62 vjeçare në tri vitet e fundit ka shpenzuar disa mijëra funte në mënyrë që ta vizatonte trupin e saj me motive të strategut që aktualisht e drejton Tottenham Hotspurin.
Përkundër gjithë këtyre tatuazheve, ajo ka thënë se ky nuk është fundi, porse do të vazhdojë të bëjë tatuazhe të tjera.
Mihrije Braha përplot sharm publikon këngën - 'Po ma fale buzen'Lexoni edhe:
“Gjatë viteve kam shpenzuar disa mijëra funte në tatuazhe, por gjithçka është shpaguar, sepse e dua”, transmeton Telegrafi.
“Dhe jam e gatshme që të shpenzoj akoma më shumë. Në fakt, tashmë po mendoj për tatuazhe të reja. Jose është i mirë, i mençur dhe e dua për gjithçka që ka arritur si trajner. Absolutisht, e admiroj”, është shprehur Viv.
(Kosova Sot Online)