Tërmet i fortë në Itali

  • 09 December 2019 - 10:01
Tërmet i fortë në Itali

Një tërmet me magnitudë 4.5 gradë të shkallës Rihter ka rënë në provincën e Firences. Pas këtij tërmeti, të tjera lëkundje janë regjistruar në këtë zonë, por më magbitudë më të vogël.

Dëme janë raportuar në disa ndërtesa në komunat e zonës, ndërsa në Borgo San Lorenzo shkollat u mbyllën.

Shkollat u mbyllën gjithashtu në Barberino del Mugello, Scarperia, Vernio, Marradi dhe Vicchio, duke përfshirë edhe shkollat dhe çerdhet komunale.

Prefektja e Firencës, Laura Lega, tha se nuk ka situatë alarmi, nuk ka lëndime dhe dëmet e regjistruara në disa ndërtesa nuk janë serioze.

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në 12 orë janë regjistruar 36 lëkundje.

Kujtojmë se më 26 nëntor, një tërmet me magnitudë prej 6.4 Rihter e kishte goditur Shqipërinë, që la mbrapa 52 vdekur, 700 të plagosur dhe qindra objekte të dëmtuara.

(Kosova Sot Online)