Persona të panjohur ia vënë flakën një veture në Prishtinë

  • 09 December 2019 - 11:21
Persona të panjohur ia vënë flakën një veture në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se dje në mesditë në kryeqytet një grua ka lajmëruar se persona të panjohur qëllimisht dyshohet se ia kanë vënë zjarrin veturës me targa vendore, të cilën ajo e kishte në posedim.

Sipas raportit, ngjarja ka ndodhur në Lagjen Emshir në Prishtinë, rreth orës 15:00, derisa, vetura sipas viktimës është pronë e një mashkulli.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrëfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. 

“Lagjja Emshir, Prishtinë  08.12.2019-15:15. Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se persona të panjohur qëllimisht dyshohet t’ia kenë vënë zjarrin veturës me targa vendore, të cilën e kishte në posedim, ndërsa vetura është pronë e një mashkulli K/Shqiptar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin”, shkruhet në raport.

(Kosova Sot Online)