“Shtëpi çeliku për shqiptarët”/ Erdogan zbulon planin për 500 banesat

  • 09 December 2019 - 11:48
“Shtëpi çeliku për shqiptarët”/ Erdogan zbulon planin për 500 banesat

Nga konferenca e investimeve organizuar nga qeveria turke me pjesëmarrjen e vendeve të konferencës islamike, presidenti Turqisë Rexhep Taip Erdogan më shumë se gjysmën e fjalës së tij ia dedikoi apelit për të ndihmuar Shqipërinë.

Në një prononcim ekskluzivisht për “Top Channel” presidenti Erdogan tregoi se kur do të mbarojnë së ndërtuari 500 shtëpitë e premtuar nga ai për të pastrehët e tërmetit të 26 nëntorit.

“Ekipet i kemi andej. Jemi në kontakt me ministren e Kulturës së Shqipërisë dhe presim që të vendosin për vendin e ndërtimit që të fillojmë sa më shpejt punimet.

Një pjesë të ndërtimeve do t’i bëjmë çelik. Brenda 6 muajve, një viti maksimumi do të kryhen ndërtimet. Për shkak të kohës së ftohtë e dimrit, kemi vendosur të dërgojmë çadrat që janë për dimër”, deklaroi Erdogan.

(Kosova Sot Online)