Dhunuesi serik nga Briania dënohet me 33 burgime të përjetshme

  • 09 dhjetor 2019 - 14:41
Dhunuesi serik nga Briania dënohet me 33 burgime të përjetshme

Një burrë nga Britania e Madhe, i cili i kishte dhunuar 11 gra e fëmijë gjatë një vargu sulmesh e rrëmbimesh, do ta kalojë pjesën e mbetur të jetës në burg. Ai u dënua me 33 burgime të përjetshme.

Burri 34-vjeçar, Joseph McCann, bëri që forcat e sigurisë ta nisnin një operacion të gjerë kërkimi pas sulmeve e dhunimeve që i bëri në një periudhë dyjavore në pjesë të ndryshme të Londrës, Hertfordshire-it dhe pjesës veriperëndimore të Anglisë.

Ai i sulmoi viktimat e moshës 11 deri 71-vjeçare në atë që policia e përshkroi si fushatë të pashembullt të dhunimeve seksuale, rrëmbimeve dhe izolimeve të viktimave. 

Në disa raste, McCann i rrëmbente gratë në rrugë dhe i kërcënonte me thikë, ndërsa në rate të tjera i bindte ato me fjalë të rreme që të futen në veturën e tij.

Ai ishte liruar gabimisht nga burgu në shkurt të këtij viti dhe policia e kishte arrestuar një person tjetër në vend të tij.

Për më tepër, katër burra dhe dy gra janë arrestuar nga policia nën dyshimin se i kanë ofruar ndihmë sulmuesit që të qëndrojë në arrati.

Gjykata gjithashtu e akuzoi atë se me 5 maj të këtij viti, në një periudhë kohore prej vetëm 21 orësh, i kishte sulmuar një familje, një pensioniste dhe dy vajza adoleshente, shkruan “Independent”.

(Kosova Sot Online)