Beqa për takimin Sveçla – Gjuriq: Dikur Thaçit i thonit tradhëtar

  • 09 December 2019 - 17:57
Beqa për takimin Sveçla – Gjuriq: Dikur Thaçit i thonit tradhëtar

Hajdar Beqa nga PDK-ja ka thënë se derisa shteti serb nuk ndryshon deklaratat e dhëna për masakrën e Reçakut e nuk kërkon falje nuk duhet që delegacionet kosovare të takohen me ta.

“Derisa Serbia nuk e ndryshon deklaratat, për herë të parë një president i Serbisë bën një deklaratë të tillë, si delegacion i Kosovës nuk isha taku para se ai me kërku falje për qytetarët e Kosovës”, deklaroi ai.

Beqa ka komentuar edhe takimin e anëtarit të kryesisë së VV-së, Xhelal Sveçlës me drejtorin e të ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq për të cilën gjatë vikendit.

“Në konferencë mundet me tu caktu ku me  u ulë, e jo ku me u ulë në kafe. Nuk më intereson me kë takohet Sveçla apo Albin Kurti, po më intereson atë çka thojnë mos të dalin mashtrues. Ata kanë deklaru krejt diçka tjetër, z.Sveçla kur është taku presidenti që ka pas mandat kushtetues i ka quajtur tradhtar, ai ende pa e marrë mandatin e deputetit, vullnetarisht takohet me Gjuriqin”, shton ai.

(Kosova Sot Online)