Beqa për koalicionin VV – LDK: Janë të etur për pushtet, po bëjnë pazare për interes të disa personave

  • 09 December 2019 - 18:01
Beqa për koalicionin VV – LDK: Janë të etur për pushtet, po bëjnë pazare për interes të disa personave

Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës ka folur për bisedimet VV – LDK për koalicionin qeverisës.

Beqa po thotë se që nga paslufta nuk ka pasur asnjë parti që ka dalë e para nga zgjedhjet e ka marrë vetëm 29 deputetë.

“Unë nuk du me i komentu premtimet  e z.Kurti, ende pa e marrë mandatin, edhe pse me një rezultat jo mas luftës nuk ka pasur asnjë parti me 29 deputetë me shpall fitoren, asnjë parti nuk ka qenë me ma pak se 30 deputetë, PDK i kishte 37, edhe në atë kohë z.Kurti thoshte nuk e kanë përkrahjen e qytetarëve, tash me 29 deputetë thotë e kam përkrahjen e qytetarëve”, shton ai, derisa thotë se është i befasuar edhe nga LDK-ja që si parti e dytë po thonë se kanë fituar.

“Mu më befasojnë edhe partia e dytë kur thotë na kena fitu. Unë nuk i besoj premtimeve të z.Kurtit, arsyeja nga e kaluara, çka ka deklaru në fushatë, para fushatës, e tash po shihet se nuk është një presion kredibil. Ne  kemi pa se ka deklaru se e kemi të kryer marrëveshjen me LDK-në ajo po shihet se për interesa shumë të vogla janë tu i shty”, ka deklaruar Beqa.

Sipas tij, VV  e LDK po bëjnë pazare për interes të dy tre personave.

“Është në interes të vendit që të mos humbet kohë, ne po hupim kohë për shkak të interesave të dy tre vetave, këta po bëjnë pazare. Në kohën kur presidenti i Serbisë e quan trillim masakrën, misionari i Albin Kurtit shkon takohet vullnetarisht me Gjuriqin dhe e bën një arsyetim krejt banal”, thotë ai.

Beqa thotë se nuk e sheh serioze këtë qeveri që po vjen, sepse sipas tij janë të etur për pushtet.

“Nuk e shoh serioze këtë qeveri që po vjen, ka mujt me qenë një qeveri serioze, po të etur për pushtet, në gjendje me i thy këmbët cili po merr ma shumë, jo cili po jep ma shumë për qytetarët, kjo ndoshta është mungesa e përvojës në institucione. Unë nuk i besoj VV-së sepse në dy komuna ka pas edhe ka vazhdimësi drejtor me aktakuza”, ka deklaruar ai.

(Kosova Sot Online)