Shqiptarët e Amerikës mbledhin 1.6 milion dollarë pas tërmetit, së shpejti nis ndërtimi i shtëpive

  • 09 December 2019 - 19:17
Shqiptarët e Amerikës mbledhin 1.6 milion dollarë pas tërmetit, së shpejti nis ndërtimi i shtëpive

Organizata shqiptaro-amerikane “Rrënjët Shqiptare”, e drejtuar nga Marko Kepi grumbulloi rreth 1.6 milion dollarë në ndihmë të personave të prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor që goditi Shqipërinë.

Ata njoftojnë se pas donacioneve tashmë do të nisë procesi i ndërtimit të shtëpive dhe se fondet do të kontrollohen nga dy avokatë shqiptarë, një zyrë avokatie nga Amerika, gjithashtu dhe ambasada amerikane në Tiranë.

“Sot e Hëne data 9 Dhjetor 2019 kemi mbyllur pranimin e fondeve per termetin. Kemi grumbulluar $1,584,263.

Tani fillon puna per rindertimin e shtepive. Gjat vizitës tone ne Shqiperi realizuam shumë takime te rendesishme. Takimi parë ishte me ekipin tone ne terren i organizuar nga Marin Mema, Princi Leka dhe ekipi Albanian Roots – Albania.

Takimi i dyte ishte me Ambasaden Amerikane qe te mbroj projektet tona dhe fondet e grumbulluara.

Gjithashtu nga ana ligjore do kemi 2 avokata ne shqiperi dhe nje zyr avokatie ne USA per procedurat ligjore!

Ju falenderojm per mbeshtetjen tuaj”, thuhet në një njoftim të tyre në rrjetet sociale.

Kujtojmë që edhe fondacione të tjera janë sensibilizuar për situatën e rëndë pas tërmetit.

Elvis Naçi dhe organizata e tij “Firdeus” kanë grumbulluar rreth 6 milionë e 370 mijë Euro.

Sot ai u shpreh se synimi është që kjo shumë të shkojë në 10 milionë.

Po ashtu edhe “Fundjava Ndryshe” me Arbër Hajdarin kanë grumbulluar rreth 2 milionë dollarë.


(Kosova Sot Online)