Edhe Maqedonia e Veriut e bojkoton Nobelin për shkak të mikut të Millosheviqit

  • 09 December 2019 - 21:06
Edhe Maqedonia e Veriut e bojkoton Nobelin për shkak të mikut të Millosheviqit

Në ceremoninë e organizuar nga Akademia e Shkencave në Suedi për ndarjen e çmimeve Nobel nuk do të marrë pjesë as Maqedonia.

Kryediplomati kosovar ka falëndëruar Maqedoninë  e Veriut për këtë vendim.

“Falemnderit Nikola Dimitrov për bojkotimin e ceremonisë për ndarje të çmimieve Nobel. Maqedonia ka qëndruar me ne në kohërat më të vështira, gjatë viteve ’98-99, kur Millosheviq kreu krime në Kosovë. Handke nuk ka përkrahur viktimat si Maqedonia e Veriut, por e ka përkrahur Millosheviqin”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

Para Maqedonisë Veriore, Shqipëria, Turqia e Kroacia kanë njoftuar se nuk do t’i përgjigjen ftesës së Mbretit të Suedisë për pjesëmarrje në ceremoninë e Nobelit.

Arsyeja e bojkotimit të këtij eventi, të gjitha këto shtete kanë deklaruar se është dhënia e çmimit Nobel për shkrimtarin Handke, i cili ka përkrahur politikat e liderit kriminel serb, Sllobodan Millosheviq, gjatë viteve të ’90-ta. 


(Kosova Sot Online)