Protesta të ashpra anti-Vuçiq në Serbi, tentohet hyrja brenda parlamentit

  • 10 December 2019 - 08:39
Protesta të ashpra anti-Vuçiq në Serbi, tentohet hyrja brenda parlamentit

Në një vjetorin e protestave “1 nga 5 milionët” kundër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, protestuesit kanë tentuar të futen brenda parlamentit.

Kjo lëvizja e protestave filloi vitin e kaluar pas sulmit mbi politikanin e opozitës, Borko Stefanovic, në qytetin e Krushevacit vitin e shkuar. Ato eskaluan pasi Vucic tha se ai nuk do pranonte kërkesat e protestuesve edhe nëse do dilnin 5 milionë njerëz nëpër rrugë.

Protestuesit tentuan që të futen brenda parlamentit, dhe u dëgjuan thirrjet “Hajdutë”.

Sipas organizatorëve, protesta shkoi mirë dhe iu bë me dije politikanëve se kështu më nuk shkon.

“Nuk kishte dhunë. Ishte vendosmëria jonë që të i kthejmë institucionet e Serbisë, popullit”, tha Bosko Obradovic, lideri i Lëvizjes Dveri.

Cedomir Jovanoviç thotë se prapa sulmit qëndron Rusia, dhe paralajmëroi se Serbia është në prag të një përplasje civile.

Serbia në mars shkon në zgjedhje nacional.

(Kosova Sot Online)