Dalin pamjet, momenti kur policia italiane ndalon skafistin shqiptar me 334 kg drogë

  • 10 December 2019 - 09:39
Dalin pamjet, momenti kur policia italiane ndalon skafistin shqiptar me 334 kg drogë

Një gomone e drejtuar nga një skafist shqiptar me 310 kg marijuanë dhe 24 kg hashash është sekuestruar nga Guardia di Finanza në afërsi  të brigjeve të Brindisit.

Të paketuara në 186 pjesë, vlera e kësaj lënde narkotike arrin në 4 milionë euro. Sipas mediave italiane gomonia është vënë re gjatë një patrullimi rutinë të Guardia di Finanza.

Tipologjia e gomones dhe pozicioni i pazakontë dhe deklaratat e paqarta të skafistit me origjinë shqiptare kanë bërë që forcat e policisë të kërkojnë kontrollin e gomones, ku më pas u gjet sasia e konsiderueshme e narkotikëve.

Pas kontrollit u konfiskua gomonia dhe droga e gjetur, ndërkohë që skafisti shqiptar është vënë në pranga nën akuzën e posedimit  dhe trafikut të drogës.

(Kosova Sot Online)