Familja e Haki Imerit me akuza të reja për Kadri Veselin, tregojnë pse u ftua në Speciale

  • 10 December 2019 - 11:01
Familja e Haki Imerit me akuza të reja për Kadri Veselin, tregojnë pse u ftua në Speciale

Familja e Haki Imerit, veprimtarit të vrarë të LDK-së, ku shënon edhe vrasja e parë politike në Kosovën e çliriuar, ka folur për Kadri Veselin i cili sot gjendet në Hagë dhe do të dëshmon para Gjykatës Speciale.

Familja Imeri konsideron se Veseli nuk është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësin e shenjtorit, por ps eishte kreu i një organizate, siç e quajnë ata kriminale dhe është ftuar të tregoj të vërtetën.

Familja Imeri, tutje në reagimin e tyre të publikuar në rrjetet sociale, thonë se, Veseli si urdhërdhënës i shumë “betejave” duhet të rrëfejë për to ashtu siç ishin, të rrëfej bukur dhe pa u nervozuar...

Më poshtë reagimin e plotë:

Kadri Veseli sot merret ne pytje a? Disa media kinse se nuk e din ne çfare cilesie? ! Ne cilesine e te dyshuarit dhe ne kete rast mund te jete ne cilesine e deshmitarit .AI nuk eshte ftuar aty te behet shenjetor, eshte ftuar te tregoje te verteten per mandatin sa ka qene shef i nje organizate kriminale siç eshte shiku e cilesuar keshtu sepse ashtu kishte edhe veprimtarine .

Kadri Veseli duhet te jete i sinçerte ne rrefimin e tij dhe vetem ashtu mund t'i kontriboje te vertetes dhe UCK-se .Cdo tentim per te mashtruar DHomat e Specializuara nuk do te ndahet mire me kete institucion kredibil amerikano-europian.Kadri Veseli si urdherdhenes i shume "betejave" duhet te rrefeje per to ashtu siç ishin dhe vetem ashtu do te jete "faqebardhe" .Skenderbeu i Kosoves shpresojme te kthehet faqebardh me krahe skifteri.

Duhet te rrefeje bukur dhe i pa nervozuar per te gjithe ata njerz qe i ka marre ne pytje e ca nga ata edhe jane zhdukur e vrar.Duhet te rrefeje per veprimtarine e shikut si ministri e Qeverise se Perkoheshme te Hashim Thaçit , ka mjaft per te treguar por ka mundesi edhe te mbrohet ne heshtje , mundesi te cilen nuk e kane pasur shumica e atyre qe shiku i ka "trajtuar" dhe ekzekutuar.

Per nje gje duhet te jete i sigurte qe Dhomat e Specializuara nuk e rrahin nuk e torturojne as nuk do ta ekzekutojne .Eshte interesant se si funksionon e drejtesia .Ai qe dikur merrte ne pytje merret ne pytje tani nga dikush qe nuk mund as te mbrohet.

Nje keshille e vogel para se ti nenshtrohesh rentgenit te Dhomave te Specializuara ."Shoku Luli kafshimet e Gjarperit do te jene fatale nese nuk e flet te verteten".

(Kosova Sot Online)