Zhduket një person në Ferizaj, babai i tij dyshon se shkaku është borxhi

  • 10 December 2019 - 11:30
Zhduket një person në Ferizaj, babai i tij dyshon se shkaku është borxhi

Një person në Ferizaj është raportuar i zhdukur.

Policia njofton se rastin e ka lajmëruar babai i tij i cili ka thënë se i biri është larguar nga shtëpia, sipas tij për shkak të një borxhi.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka informuar se i biri i tij mashkull K-Shqiptar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Ankuesi, dyshon se për shkak të një borxhi, viktima është larguar”, thuhet në njoftim.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

(Kosova Sot Online)