E lënduara në aksidentin para dy muajsh në Kërpimeh të Podujevës vdes në QKUK

  • 10 December 2019 - 12:11
E lënduara në aksidentin para dy muajsh në Kërpimeh të Podujevës vdes në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë një femër, e cila ishte aksidentuar më 30 shtator.

Aksidenti kishte ndodhur në fshatin Kërpimeh të Podujevës, ndërsa tashmë e ndjera ishte shtruar në repartin intensiv në QKUK deri ditën e djeshme.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. 

“Lidhur me rastin nga reparti  intensiv në QKUK-së, është informuar se viktima femër K-Shqiptare ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)