Dy ditë para zgjedhjeve, Algjeria burgos dhe dënon dy ish-kryeministra

  • 10 December 2019 - 12:21
Dy ditë para zgjedhjeve, Algjeria burgos dhe dënon dy ish-kryeministra

Një gjykatë algjeriane dha urdhër për burgosjen e dy ish-kryeministrave për shkak të akuzave për korrupsion. Ky vendim erdhi vetëm dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale. Shumë protestues kanë kërkuar që këto zgjedhje të anulohen.

Ahmed Ouyahia, i cili kishte shërbyer si kryeministër i Algjerisë katër herë, u dënua me dhjetë vjet burgim, ndërsa Abdelmalek Sellal, i cili ishte dy herë kryeministër, u dënua me dymbëdhjetë vjet burgim. Ata i mohuan të gjitha akzuat, përfshirë keqpërdorimin e fondeve publike, keqpërdorimin e pushtetit dhe dhënien e privilegjeve të ndaluara. 

Gjykata në kryeqytetin Algjer i dënua gjithashtu me dhjetë vjet burgim dy ish-ministra të industrisë dhe pesë biznesmenë të njohur u dënuan me dënime nga tre deri në shtatë vjet burgim.

Dënimet e së martës paraqesin vendimin e dytë ndëshkues ndaj ish-zyrtarëve të lartë nga shtatori i këtij viti, kur një gjykatë ushtarake dha dënime me burgim të gjatë ndaj ish-shefit të inteligjencës dhe vëllait të ish-presidentit, Abdelaziz Bouteflika.

Një grup i protestuesve dha se zgjedhjet presidenciale nuk do të jenë të drejta, sepse disa njerëz të afërt me ish-presidentin janë ende në pushtet, por ushtria premtoi zgjedhje të lira dhe se ato janë e vetmja zgjidhje për ta nxjerrë vendin nga kriza, shkruan “Reuters”.

(Kosova Sot Online)