Babai nga Istogu gënjen se i është zhdukur vajza, arrestohet

  • 10 December 2019 - 12:25
Babai nga Istogu gënjen se i është zhdukur vajza, arrestohet

Policia në Istog ka arrestuar një person i cili kishte raportuar një rast të rremë

Rasti ka ndodhur në fshatin Studenicë të Istogut mëngjesin e së hënës, ku i dyshuari kishte raportuar para disa ditësh se vajza e tij është zhdukur.

Pas hetimeve të policisë, është kuptuar se ky ka qenë lajmërim i rremë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)