Bie në bunar, vdes burri nga Izbica

  • 10 December 2019 - 12:38
Bie në bunar, vdes burri nga Izbica

Të hënën në Skenderaj një person ka vdekur si pasojë e rënies në një bunar, bën të ditur Policia e Kosovës

Rasti ka ndodhur në fshatin Izbicë të Skenderajt pasditen e së hënës, ndërkaq policia në raportin 24 orësh bën të ditur se dyshohet se viktima ka rënë në bunar.

“Viktima mashkull K/Shqiptar me (aftësi të kufizuara mentale) dyshohet se ka rënë në një pus (bunar) dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës, në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thekson raporti. 

Po ashtu bëhet e ditur se njësitet përkatëse  policore kanë dalë në venin e ngjarjes, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkaq policia thekson se rasti duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)