Del emri/ Profesori i kërkoi seks ose 1 mijë euro studentes për ta kaluar, vajza vendosi të…

  • 10 December 2019 - 12:40
Del emri/ Profesori i kërkoi seks ose 1 mijë euro studentes për ta kaluar, vajza vendosi të…

Në Gjykatën e Shkupit po zhvillohet seanca gjyqesore e rastit “Erasmus”, ku nje profesor i fakultetit Ekonomik akuzohet për kërkim të favoreve seksuale ose ryshfetit për t’i dhënë notë kalimtare një studenteje.

I akuzuar është profesori i Fakultetit ekonomik në Shkup, Bobek Shuklev, transmeton Lajm. Deshmitar në këtë rast është Dejan Trajkoviq, ish i punësuar në fakultet. 

Ai ka thënë se ka ndërmjetësuar në një rast kur një studente ka kërkuar notë kalimtare. Profesori Shuklev sipas tij, ka kerkuar favore seksuale ose 1000 euro, pasi studentja ka qenë e dobët per te kaluar vete.

Studentja ka pranuar të paguaj, por nuk ka pranuar të flejë me profesorin.

(Kosova Sot Online)