Veseli e mban sekrete përballjen 3 orëshe me Specialen, nuk jep asnjë detaj rreth intervistimit

  • 10 December 2019 - 18:12
Veseli e mban sekrete përballjen 3 orëshe me Specialen, nuk jep asnjë detaj rreth intervistimit

Kreu i PDK’së, Kadri Veseli, as në konferencën për media e as në intervista për media nuk ka dhënë kurrfarë detaji për atë çfarë ka ndodhur brenda zyrave të Speciales në Hagë.

Gjithçka ka thënë Veseli për intervistimin mbi 3 orësh, është që ka pranuar ftesën dhe që është përgjigjur.

“Jam ftuar, jam përgjigj. Kaq do të ishte më korrekte të flasim në një ambient të tillë. Për faktin se lufta e UÇK’së ka qenë luftë e popullit”, ka thënë Veseli.

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së thotë se nuk ka asgjë që mund ta njollos luftën çlirimtare të bërë kundër pushtuesit serb.

“Lufta e UÇK’së është si ajo puna e diamantit, sa më shumë e fërkon, aq më shumë shkëlqen”, ka shtuar tutje ai.

Ndryshe nga Veseli, të gjithë figurat e larta të UÇK ‘së që janë paraqitur para Speciales kanë treguar në çfarë cilësie janë intervistuar dhe nëse kanë folur para prokurorëve të Speciales, apo nëse janë mbrojtur në heshtje.

(Kosova Sot Online)