Shukri Buja tregon si e kishte kërcënuar William Wolker-in

  • 10 December 2019 - 18:35
Shukri Buja tregon si e kishte kërcënuar William Wolker-in

Komandanti i Zonës Operative të Nerodimës, Shukri Buja ka folur për masakrën e Reçakut.

Ai thotë se nuk është habitur me deklaratën e Tedosijeviqit, sepse sipas tij, kjo është një vazhdimësi e politikave të babait të kombit serb.

Buja tregon se në atë nuk  e kanë menduar që Serbia mund të shkojë aq larg sa të sulmojë e masakrojë civilë.

Por siç thotë ai, kjo ka qenë strategji e tyre në qëllim të  goditet ushtria, futja e panikut në popullatë, zbatim i politikës të fut panik.

Ai thotë se masakra ka ndikuar edhe në ushtarët.

“Ka qenë shumë e vështirë për ta për shkak të gjendjes më vazhdu me luftën, unë e kom pas rastin e një ushtari që ka ardhë më ka thanë nuk muj me vazhdu edhe e kom liru. Në varrim nuk ka pasur prezent ushtarë me kërkese të Ëalkerit. Ndenjat kanë qenë shumë të rënda edhe pse në atë kohë është dashtë të veprojmë në bazë të momentit.”, ka thënë Buja.

Më tej ai ka deklaruar se e ka kërcënuar vetë ambasadorin Wolker duke i thënë se nëse nuk deklarohet se Serbia ka bërë krim ky do i marrë të gjithë ushtarët e brigadës së tij  e do ti del përballë ushtrisë serbe, pra se do e dërgojë veten e ushtarët drejt vdekjes.

Pas tërë kësaj ai tha se ambasadori ka dalë me deklaratë duke thënë se ky është një krim kundër njerëzimit i kryer nga serbët.

(Kosova Sot Online)