Vjen akuza e rëndë, kërkohen hetime nga Prokuroria e Shtetit

  • 11 December 2019 - 07:34
Vjen akuza e rëndë, kërkohen hetime nga Prokuroria e Shtetit

“Kërkoj dhe i bëjë apel Prokurorisë në Prishtinë që ta hapë këtë rast, pa pezullon vendimin, dhe të del në mbrojtje të qytetarit por edhe të natyrës. Nuk duhet lejuar këta qeveritar në ikje që të lënë trashëgim një vendim të dëmshëm që po pritet ta zbaton tani Ministria e Mjedisit, që ta varfërojnë popullin edhe më shumë me këto pagesa për parqe nacionale që nuk e kanë as minimumin e investimit që duhet ta ketë një park nacional”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Eksperti i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci, ka folur lidhur me paralajmërimin e qeverisë në ikje, konkretisht Ministrisë së Mjedisit, e cila pritet që së shpejti të fillojë së zbatuari vendimin për të vendosur taksë, për të gjithë qytetarët që vizitojnë Bjeshkët e Prevallës dhe të Rugovës-zona e Bogës e gjithandej, si dhe parqet e tjera nacionale në vend.

Grapci tha për “Kosova Sot Online” se vendimet e tilla kapitale, nuk mundë të merren pa një diskutim të gjerë publik me qytetarët, ndonëse në të gjitha vendet e botës, vizitat dhe pushimet në zonat e shpallura parqe nacionale bëhen me pagesë, kundrejt një takse simbolike për të mirëmbajtur mjedisin dhe për të investuar tutje në rregullim të ambientit, dhe ofrim të kushteve më të mira për vizitorët, gjë që nuk ka ndodhur nga qeveritë deritanishme të Kosovës, për zonat ku planifikojnë mbledhjen e kësaj takse.

Madje Grapci për rastin konkret, kërkon që të veprojë edhe Prokuroria e Shtetit, dhe të fillojnë hetime se si po planifikohet të plaçkitet qytetari pa asnjë investim të vetëm atje, në zonat e shpallura parqe nacionale.

Image
Dradan Grapci

“Parqet nacionale kudo në Botë janë me pagesë, sepse në ato zona bëhen edhe investime për të ofruar kushte pushimi i rekreacioni për vizitorët. Taksa vendoset duke i shikuar së pari kushtet dhe rrethanat e atij vendi, ku pastaj shteti vendos se sa do të jetë çmimi për hyrje në ato parqe. Mirëpo në Kosovë është e kundërta. Në vend se Ministria e Mjedisit, Qeveria, të investon atje, pastaj ta bënë edhe një hulumtim, një anketim me qytetarët se çka mendojnë qytetarët për çmimin, këta së pari duan ta vendosin takës dhe vetëm në fund nëse vendosin ta pyesin edhe qytetarin. Mirëpo parakushti kryesor duhet të jetë dialogu me qytetarët dhe investimet që do të duhej planifikuar dhe realizuar para trakisht, e jo për të filluar ashtu me zhvatjen e qytetarit”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Grapci kërkon që mos të zbatohet taksa në këto parqe, derisa nuk ofrohen kushtet sikur që ndodhë edhe ne vendet tjera për këtë lloj të turizmit.

“Uroj që të ndërpritet ky proces, të mos fillon zbatimi i pagesës as për Prevallën e as për Bogën-Rugovën dhe as për parqet tjera nacionale, derisa Ministria e Mjedisit të mos zhvillon debat me qytetar, sepse ata duhet të jenë faktori kryesor që të vendosin. Qytetaret dhe banoret e atyre zonave duhet të jenë të lirë nga pagesa. Por në qoftë se ata banor të atyre zonave detyrohen të paguajnë për të shkuar nëpër shtëpitë e tyre, unë them që kjo urgjentisht duhet të ndalohet dhe kurrsesi të mos zbatohet. Ky projekt mendoj se duhet të pret derisa të formohet Qeveria e re e cila duhet ta rishikon këtë projekt si tërësi që të mos dëmtohen as qytetarët që duan ti vizitojnë këto zona por as banorët të cilët jetojnë sot me një pagë mesatare prej rreth 200 euro”, theksoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

Grapci mendon se me këtë rast duhet të merret edhe Prokuroria e Shtetit, për të parë se si po planifikohet zbatimi i kësaj takse pa asnjë investim të vetëm në këto zona.

“Kërkoj dhe i bëjë apel Prokurorisë në Prishtinë që ta hapë këtë rast, pa pezullon vendimin, dhe të del në mbrojtje të qytetarit por edhe të natyrës. Nuk duhet lejuar këta qeveritar në ikje që të lënë trashëgim një vendim të dëmshëm që po pritet ta zbaton tani Ministria e Mjedisit, që ta varfërojnë popullin edhe më shumë me këto pagesa për parqe nacionale që nuk e kanë as minimumin e investimit që duhet ta ketë një park nacional”, deklaroi Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online).