Putin: Nëse Ukraina e merr kufirin do të ketë Srebrenicë të re

  • 11 December 2019 - 08:56
Putin: Nëse Ukraina e merr kufirin do të ketë Srebrenicë të re

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se “nacionalistët ukrainas” do të kryenin një “Srebrenicë të dytë” nëse forcat e sigurisë ukrainase marrin kontrollin e kufirit në Donbas pa garanci të vendosura për mbrojtjen e popullatës.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS, Putini gjithashtu tha se Ukraina nuk kishte kaluar ende një ligj për amnisti dhe kishte diskutuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Paris për ndjekjen e mundshme të njerëzve nga Donetski dhe Luganski.

“Pala ukrainase vazhdon të thotë “Na jep mundësinë për të mbyllur kufirin me ushtrinë “. Unë mund ta imagjinoj se çfarë do të vinte më pas. Srebrenica, kjo është ajo që është”, tha presidenti rus.

Sipas tij, nuk ka asnjë dilemë kush është më i fuqishmi në Ukrainë.

“Ne kemi parë që presidenti Zelensky të zhvillojë bisedime me nacionalistët. Është e qartë se kush është më i fortë këtu. Dhe çfarë do të ndodhte atje? Kush do t’i kontrollonte këta nacionalistë kur të hynin në këto territore pa garanci për popullatën “, tha Putin.

Ai tha se në vitin 2015 ishte rënë dakord që Ukraina të kalonte një ligj për amnisti, por që nuk ishte bërë akoma.

(Kosova Sot Online)