Dy familje nga Durrësi tën strehaur në Kosovë kërkojnë ndihmë, ju mungon ushqimi e barnat

  • 11 December 2019 - 09:50
Dy familje nga Durrësi tën strehaur në Kosovë kërkojnë ndihmë, ju mungon ushqimi e barnat

Pasi i shpëtuan tërmetit në Durrës, Fitnete Çelën me dy djemtë e Behu Shimën i strehoi Fatmir Basha nga Graçanica. Ai ua hapi dyert e shtëpisë këtyre të mbijetuarve nga tërmeti, e për këtë i janë shumë mirënjohës kosovarit.

Por tani pas rreth dy javë  në këtë shtëpi u mungojnë ushqimet, gjësendet higjienike e të hollat për barna.

Çela e sëmurë nga zemra nuk do që të kthehet në Durrës,  ajo ka frikë të kthehet në shtëpinë që la atje për shkak të dëmeve që i ka shkaktuar tërmeti.

Pak fjalë për shkak të gjendjes së rënduar emocionale tha Behie Shema.  Ajo thotë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria shqiptare.

Të dy gratë kanë probleme me shëndetin, Çela është me terapi pasi vuan nga sëmundja e zemrës, kurse Shima thotë se ka probleme me depresion.

Ajo prej se ka ardhur në Kosovë nuk ka marrë asnjë trajtim.

Po ashtu në shtëpinë ku jetojnë thonë se kanë shumë të ftohtë për shkak të mungesës së druve, pasi që shtëpia ngrohet me stufë.

Këto gra apelojnë për ndihmë tek të gjithë vullnet mirët, atyre ju duhen ushqim, të holla për barna e dru për ngrohje.

(Kosova Sot Online)