Gjendet një person pa shenja jete në banesën e tij

  • 11 December 2019 - 12:22
Gjendet një person pa shenja jete në banesën e tij

Të martën në Ferizaj një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, bën të ditur Policia e Kosovës

Rasti ka ndodhur pasditen e së martës në rrugën “Ali Çeku” në Ferizaj, ku një person ka raportuar në polici se xhaxhai i tij i cili kishte jetuar vetëm, nuk e kishte hapur derën e banesës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë hapur derën dhe brenda e kanë vërejtur se viktima ishte pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Ndërkaq policia në raportin 24 orësh bën të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

(Kosova Sot Online)