Paralajmërimi: Gjykata Speciale, goditja më e rëndë pas pavarësisë për Kosovën

  • 11 December 2019 - 13:04
Paralajmërimi: Gjykata Speciale, goditja më e rëndë pas pavarësisë për Kosovën

“Është e saktë se s’ka hulumtim për trafikim me organe por pretendohet të zbardhen krime para vitit 1999, dhe pas vitit 1999 , dyshimet për vrasje. Pra ky do të jetë në kontrolli verifikues më i lartë deri më sot”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, dhe njëherësh profesori universitar, Blerim Burjani duke parë finalizimin e procesit të intervistimit të shumë personave të dyshuar nga Gjykata Speciale, disa edhe në cilësi të dëshmitarit, konsideron se fillimi i punës me ngritjen e aktakuzave të para, do të sjell një tronditje të madhe dhe një tërmet në skenën politike të Kosovës.

Burjani thekson se kjo Gjykatë, ndonëse a e miratuar nga vetë ligjvënësit kosovar, do të jetë dëmi më i madh që i shkaktohet politikës së Kosovës 20 vjet pas luftës dhe 12 vjet pas shpalljes së pavarësisë.

Image
Blerim Burjani

“Kjo gjykatë gjithësi mundë të jetë goditja më rendë që pas pavarësisë së Kosovës, ku dëshirohet që të hyjnë nën llupë shumica e njerëzve të njohur të UÇK-së për të hulumtuar raste të pa zbardhura në Kosovë. Është e saktë se s’ka hulumtim për trafikim me organe, por pretendohet të zbardhen krime para vitit 1999, dhe pas vitit 1999 , dyshimet për vrasje. Pra ky do të jetë kontrolli verifikues më i lartë deri më sot. Kjo Gjykatë Speciale për të gjitha krimet e luftës, pa dallim në baza etnike, do të duhej të themelohej menjëherë pas lufte në Kosovë, por nuk u themelua si e tillë, dhe tani u themelua kjo tjetra. Kjo do të jetë punë e komplikuar e kësaj gjykate dhe me kohë të zgjatur”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)