“Ku iku ai i ziu? Thirre të vijë” Rama përdor terma të papërshtatshëm për qytetarin

  • 11 December 2019 - 13:52
“Ku iku ai i ziu? Thirre të vijë” Rama përdor terma të papërshtatshëm për qytetarin

Kryeministri Rama ka vizituar këtë të mërkurë Laçin si dhe një sërë banorësh të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, e teksa debatonte me ta në një kafene, ka patur një sërë momentesh ku e ka humbur qetësinë.

Por një moment ‘pikant’ ka qenë biseda mes Ramës e një qytetari rom. Kryeministri i thotë se ai i do shumë romët, ndërsa qytetari shprehet se e ëma jeton në një çadër dhe se është 84 vjeçe. Anëtarit i komunitetit rom i thotë Ramës që të vërë ‘dorën në zemër’ dhe t’i gjejë një dhomë hoteli për të ëmën. Më tutje ai largohet, por është Rama që e thërret disa minuta më vonë, duke përdorur terma në të paktën jo të përshtatshëm. Kryeministri e quan “ai i ziu” qytetarin.
Kryeministri Edi Rama është treguar hapur racist teksa ka quajtur ‘të zi’ disa nga banorët e Laçit, të cilët ishin pjesë e komunitetit rom. Teksa diskutonte me pronarin e lokalit ku ul kryeminsitri thirri një prej anëtarëve të komunitetit rom me epitetin ‘i ziu’.
Pjesë nga biseda
Burri: Jam 56 vjeç dhe kam gjithë jetën me qera.
Rama: Qenkemi moshtar. Ti je si shpirt (e puth në ballë). Ç’ke prapë do ta rregullojmë shtëpinë dhe me qera do jesh ti.
Burri: Po s’na i japin ne shtëpitë me qera.
Rama: Çfarë thua ti? Pronari që do i rregullojmë shtëpinë, do ta ketë kush që do të ta japë prapë ty me qera.
Burri: vëre dorën në zemër edhe për romët
Rama: Sa i dua unë romët s’i do njeri. Ju keni zemrë të madhe, muzikë, harem, bëni kalamaj. S’ankoheni fare ju. Bëni jetë.
Burri: Unë kam plakën 82 vjeçe në çadër. Dua një dhomë hoteli për plakën.
Burri largohet dhe më pas Rama e thërret që t’i japë çelësat e hotelit
Rama: Bjere çik atë të ziun, ku iku ai? Ku është ai i ziu mër, nga më iku?
Burri vjen dhe kryeministri i jep çelësat e hoteli për nënën e tij!
Burri: Faleminderit shumë
Rama: Merri çelësat, çojë plakën në hotel!

(Kosova Sot Online)