Kujtesa, kontribuese në mbledhjen e fondeve për familjet në nevojë

  • 11 dhjetor 2019 - 14:41
Kujtesa, kontribuese në mbledhjen e fondeve për familjet në nevojë

Vrapo Babadimër është iniciativë tashmë tradicionale, maratonë humanitare e fundvitit, "Vrapo me Babadimra- kontribo për familjet në nevojë".

Qëllimi kryesor i kësaj iniciative është në rend të parë ngritja e donacioneve për të ndihmuar familjet e varfëra në Republikën e Kosovës me rastin e festave të fundvitit, që krijohen mjete nga shitja e kostumeve të babadimrit për qytetarët pjesëmarrës në maratonë, ndërsa pas maratonës me ato mjete do të blehen furnizime me ushqime dhe gjëra të nevojshme për familjet në nevojë. 

Kujtesa, këtë vit i’u bashkua kauzës ‘’Vrapo Babadimer’’, ku nga një total prej 200 kostumeve të Babadimrit, një pjesë e tyre u nda për klientët e tyre besnik, dhe pjesa tjetër u dhuruar për fëmijët e klasës dytë, shkollës FKLC “Qendra për mësim nxënie Fushë Kosovë”. 

Mini Maratona do te mbahet të Dielen, me 15 Dhjetor, në ora 13:00 në Sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’.

Së bashku, do të jemi arsyeja e buzëqeshjes së dikujt, në festat e fundvitit. 

(Kosova Sot Online)